Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Studiuesi Taulant Muka denoncon Presidentin Begaj: Është me studim plagjiaturë

reda ktor by reda ktor
August 26, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Studiuesi Taulant Muka denoncon Presidentin Begaj: Është me studim plagjiaturë
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi dhe kërkuesi shkencor, Taulant Muka ka denoncuar sot Presidentin Bajram Begaj për një studim plagjaturë që ka publikuar. Sipas Mukës, Begaj për një studim të tijin ka kopjuar 100% një leksion të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut.

 

Ky denoncim i Mukës ka ardhur pasi Begaj ka njoftuar dekretimin e rektorëve të universiteteve të cilët janë kapur në në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

 

Shkrimi i plotë:

 

“Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka njoftuar sot dekretimin e rektorëve të përfshirë në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit është e njohur publikisht për doktoraturën e saj të kapur me plagjiaturë. Pavarësisht ankesave të bëra në të gjitha institucionet përkatëse, Komisioni Qendror i Universitetit ka kthyer një përgjigje formale, pa emra dhe vetëm me vulë, duke përforcuar shkeljet ligjore.

 

Po Begaj, a ka një karrierë të ndërtuar mbi plagjiaturën? Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, “Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy”, i publikuar në Advances in Life Science and Technology (https://www.iiste.org/ Journals/index.php/ALST/ article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://web.archive.org/web/ 20050310042337/http://www. obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.

 

Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare. Shqipëria sot renditet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, si dhe për largimin masiv të trurit. Kapja e institucioneve nga plagjiatura jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por e përkeqëson edhe më shumë situatën.”

Tags: Bajram BegajPlagjiaturaTaulant Muka

Related Posts

Korrupsioni që helmon vetë shtetin: Përfundojnë në spital 56 studentë të Akademisë së Sigurisë të helmuar nga ushqimi
Aktualitet

Korrupsioni që helmon vetë shtetin: Përfundojnë në spital 56 studentë të Akademisë së Sigurisë të helmuar nga ushqimi

Në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, rreth 56 studentë përfunduan në spital me simptoma të rënda helmimi pasi konsumuan...

by reda ktor
May 7, 2026
Tragjedia në Durrës: Qytetarët homazhe në kujtim të fëmijëve të vrarë
Aktualitet

Tragjedia në Durrës: Qytetarët homazhe në kujtim të fëmijëve të vrarë

Një aksident i rëndë në Durrës tronditi vendin pasi i mori jetën dy fëmijëve të mitur. Ngjarja ndodhi në...

by reda ktor
May 6, 2026
Kryemadhi: E dua Metën, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje, Braçe politikani i preferuar
Lajmet

Kryemadhi: E dua Metën, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje, Braçe politikani i preferuar

Monika Kryemadhi ka folur për herë të fundit pas gjyqit kur pa Ilir Metën pas xhamit, duke thënë se...

by reda ktor
May 6, 2026
Reagon Unioni i Gazetarëve për padinë e bisnesmenit Teqja ndaj mediave
Aktualitet

Reagon Unioni i Gazetarëve për padinë e bisnesmenit Teqja ndaj mediave

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas padisë së biznesmenit Dionis Teqja ndaj tetë mediave dhe dy gazetarëve. Mediat...

by reda ktor
May 6, 2026
Next Post
Arrestimi i Durov rrit shkarkimet e aplikacionit Telegram

Arrestimi i Durov rrit shkarkimet e aplikacionit Telegram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al