Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

U plagos gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

reda ktor by reda ktor
November 29, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
U plagos gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja
Share on FacebookShare on Twitter

14-vjeçari Luis Meçja që u plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali. Dyshohet se Meçja dhe i ndjeri Cani u goditën me thikë nga një moshatar i tyre, Mario Përlleshaj, i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.

 

Lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë. Përmes një komunikate zyrtare ditën e djeshme, Policia ka deklaruar se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

 

“Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit” – njofton policia.

 

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

 

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

 

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

 

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

Tags: Luis MeçjaMartin Cani

Related Posts

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
Lajmet

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

SPAK dhe BKH zhvilluan sot një kontroll në banesën e Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Ky veprim hetimor...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
U arrestua pasi “Sky ECC” i shkatërroi grupin kriminal, kush është shqiptari “VIP” që ra në pranga, “terrorizoi” policinë greke për vite

U arrestua pasi “Sky ECC” i shkatërroi grupin kriminal, kush është shqiptari “VIP” që ra në pranga, “terrorizoi” policinë greke për vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al