Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

“Vëllai i Veliajt, 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite!”/ Gazetarja zbulon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij

reda ktor by reda ktor
December 10, 2024
in Lajmet, Politikë
0
“Vëllai i Veliajt, 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite!”/ Gazetarja zbulon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër të një hetimi pasuror për një procedimi penal që ka nisur. Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka “skanuar” pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij. Sipas saj pasuria e kryebashkiakut duket modeste, por ajo e vëllait të tij është marramendëse. Xama tha se në dhjetë vite, kompania Gogel e Arbër Veliajt ka xhiruar 32 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2014 kishte një xhiro 240 mijë euro.

 

“Pasuria e Erion Veliajt e deklaruar deri në vitin 2022, është një apartameent, 111 metra katrorë. Është bashkëpronar i një tjetër apartamenti bashkë me Ajola Xoxën, 162 metra katrorë dhe të ardhurat nga paga dhe shpërblimet. Këto janë pasuritë e deklaruara, kapin vlerën 31 mijë euro në vit nga pagat dhe shpërblimet. 16 mijë euro nga shpërblimet dhe 15 mijë euro nga paga. Pra zoti Veliaj më shumë fiton duke udhëtuar jashtë vendit sesa duke ushtruar detyrën si kryebashkiak.

Nëse shohim pasurinë e familjarëve, aty do të gjejmë se ka asete në pasuri të patundshme dhe në llogari bankare të bashkëshortes. Pasuria e Xoxës, bazohet në kontratat e konsulencës, duke shërbyër në një zyrë ligjore, por edhe në një shtëpi botuese, ku ka qenë trashëgimtare. Ka deklaruar se ka trashëguar 200 mije euro nga babai dhe të ardhurat vjetore kapin vlerën 40-50 mijë euro në vit. Nga një llogari për vitin 2022, Xoxa ka gjeneruar të ardhura nga pagat, qira dhe të tjera, në vlerën 41,800 euro. 26 mijë euro kanë shkuar për depozitë bankare dhe pjesa e mbetur për të jetuar, pra shpenzon rreth 1250 euro në muaj.

Pasurinë më të madhe që kemi konstatuar është ajo e vëllait, Arbër Veliaj. Ai ble 10% të kuotave të Gogel për 100 euro. Kompania gjeneronte të ardhura 100 mijë euro në 2011 dhe fitonte 20-30 mijë euro.

Po të shohim ngjitja e kompanisë Gogel bëhet pasi Arbër Veliaj bëhet 100% aksioner i kompanisë dhe lidhet me karrierën politike të vëllait të tij. Gogel në vitin 2014, dyfishon xhiron në 230 mijë euro. Pastaj 430 mije euro. Nga viti 2016 deri 2022 xhiro mesatare 3 milion euro në vit dhe kulmon në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Nëse i mbledhim janë afërsisht 32 milionë euro para të cilat ka xhiruar kompania Gogel shpk që zotërohet nga vëllai i Erion Veliajt. Pra 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite. Nëse do të bënim një analizë do të kishim pikëpyetje, se si vetëm të afërmit e njerëzve me pushtet kanë kompani të suksesshme. SPAK do të shohë klientët e kompanisë Gogel, nëse ata kanë konflikt interesi dhe janë përfitues të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Familjarët e Veliajt nuk mund të shkëputen dot nga zoti Veliaj në hetim. Vetëm nëse do të bënin një krim që nuk kishte lidhje me Veliajn, do të hetoheshin nga një prokurori rrethi. Ne kuptojmë që i dyshuar për afera korruptive, etj, është zoti Veliaj, por përfitimi pasuror është bërë përmes aseteve të familjarëve të tij.

Edhe ligji për deklarimin e pasurive, ka shumë hapësira ku mund të deklarosh të ardhura konfidenciale që nuk janë publike. Ka disa hapësira që nuk i dimë të gjithë pasuritë që zotërojnë. Por aq janë të detyruar të deklarojnë.” – tha Ola Xama.

Tags: Arbër VeliajErion VeliajGogel sh.p.kOla Xama

Related Posts

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Aktualitet

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është...

by reda ktor
August 29, 2025
22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time
Aktualitet

22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje ka ndodhur në Elbasan ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e...

by reda ktor
August 23, 2025
Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Aktualitet

Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji. Mësohet se Zheji ishte duke drekuar me...

by reda ktor
August 23, 2025
Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit
Denoncime

Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit

Një denoncim ka ardhur ditën e sotme pranë redaksisë së portalit ‘Studentët Denoncojnë’ në lidhje me ankesat që kanë...

by reda ktor
August 20, 2025
Next Post
Protestë: “Pakti për Universitetin që nuk u bë kurrë”, 19 Dhjetor 12:00 marshim nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

Protestë: “Pakti për Universitetin që nuk u bë kurrë”, 19 Dhjetor 12:00 marshim nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al