Në 13 Shkurt është raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ish-drejtoreshën e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për afera korruptive në bashkëpunim. Vendin e saj e ka zënë Igli Tafa një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Karçanajt.
Por edhe për Igli Tafën gjithashtu ka hije dyshimi për korrupsion në AKSHI njësoj si me ato të Karçanajt.
Në lidhje me zëvendësimin e Mirlinda Karçanajt me Igli Tafën, eksperti i IT dhe denoncuesi kryesor i aferës në AKSHI ka bërë një reagim dhe denoncim publik në profilin e tij në rrjetin social Facebook ku vërehet re se Igli Tafaj është pjesëmarrës në takimet elektorale të Partisë Socialiste.
Postimi i Gent Prognit:
“Pse vendosja e Igli Tafa është këmbanë alarmi për të dhënat tona në vazhdim … sepse Mirlinda të paktën nuk shkonte në takimet e PS haptas në publik … Ndërsa ky njeriu intelektual shkon në takime tamam si një patronazhist i devotshëm!!!”






