Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Ardit Gjebrea mbrojti publikisht Veliajn, Kryetari i Bashkisë Tiranë i dha qindra miliona lekë nga fondet publike për Këngën Magjike

reda ktor by reda ktor
February 15, 2025
in Lajmet, Politikë
0
Ardit Gjebrea mbrojti publikisht Veliajn, Kryetari i Bashkisë Tiranë i dha qindra miliona lekë nga fondet publike për Këngën Magjike
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë Tiranë në detyrë gjatë kohës kur ai qe në zyrën e tij, personazhe publikë, këngëtarë dhe prezantues emisionesh televizive dolën në mbrojtje të tij duke përkrahur Veliajn që akuzohet publikisht për korrupsion, pastrim parash, mos-deklarim të të ardhurave dhe vjedhje të fondeve publike.

 

Sipas dokumentave të bëra publike në Open Spending Data shumë prej tyre figurojnë përfitues të fondeve publike të dhëna nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Njëri prej tyre është edhe moderatori dhe prezantuesi Ardit Gjebrea ku ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një shkrim për Veliajn.

 

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë? Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty! #jamerion #kambesimtekti” – shkruan Gjebrea në shkrimin e tij.

 

 

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea është përfitues i fondeve publike me plot 7 herë në vite të ndryshme për festivalin ‘Kënga Magjike’ me vlerën e 37.970.878 milionë lekë të reja.

 

Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë për Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë.

Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.

Në datën 31.12.2024 Bashkia Tiranë gjithashtu i ka dhënë Jon Music 8,000,000 lekë.

Tags: Ardit GjebreaErion VeliajShoqata Jon Music

Related Posts

Aulon Kalaja kallëzon penalisht policët për dhunën e ushtruar, paraqitet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekspertizën mjeko-ligjore
Lajmet

Aulon Kalaja kallëzon penalisht policët për dhunën e ushtruar, paraqitet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekspertizën mjeko-ligjore

Aulon Kalaja, kreu i Partisë Demokratike të Krujës, ka paraqitur një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës...

by reda ktor
April 20, 2026
Belind Këlliçi publikon dokumente gjermane që lidhin aksionerin e Jet Bank me skemën mashtruese 4XFX të dënuar në Austri
Lajmet

Belind Këlliçi publikon dokumente gjermane që lidhin aksionerin e Jet Bank me skemën mashtruese 4XFX të dënuar në Austri

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar sot dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, të cilat dëshmojnë...

by reda ktor
April 20, 2026
Shkollat suedeze kufizojnë mësimin digjital dhe kërkojnë rikthimin tek librat
Bota

Shkollat suedeze kufizojnë mësimin digjital dhe kërkojnë rikthimin tek librat

Qeveria suedeze po nxit një rikthim të fortë drejt librave fizikë, fletoreve dhe stilolapsave në shkolla, me synimin për...

by reda ktor
April 20, 2026
Reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme
Aktualitet

Reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme

Gjatë ditës së sotme, vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje shiu në disa...

by reda ktor
April 20, 2026
Next Post
Studimi i fundit: Vaksinat anti-covid mund të kenë shkaktuar sindromën e rëndë tek një pjesë e të të vaksinuarve

Studimi i fundit: Vaksinat anti-covid mund të kenë shkaktuar sindromën e rëndë tek një pjesë e të të vaksinuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al