Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Rama vendos për pronat publike, ja kalon ato Korporatës së Investimeve për “Korpusin e Inspektorateve”

reda ktor by reda ktor
August 1, 2025
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
Rama vendos për pronat publike, ja kalon ato Korporatës së Investimeve për “Korpusin e Inspektorateve”
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.

 

“Këshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik.” – thuhet në njoftim.

 

Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

 

Gjithashtu Korporata autorizohet të nisë procedurat konkurruese për përzgjedhjen e partnerëve privatë që do të angazhohen në zhvillimin e pronave të transferuara, përmes formës së sipërmarrjes. Gjithashtu, ajo do të asistojë në hartimin e projekt-ideve arkitekturore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Bazuar në vendim, Korporata do të ketë gjithashtu të drejtën e negociatave me subjekte private dhe për të kryer të gjitha procedurat ligjore dhe teknike për konsolidimin dhe regjistrimin e pronave. Në rast se për realizimin e projekteve kërkohet lirimi i ambienteve të zëna aktualisht nga institucionet, këto të fundit do të zhvendosen vetëm pas sigurimit të hapësirave të përkohshme të përshtatshme për vazhdimin e punës së tyre.

 

Sipas njoftimit, tashmë janë disa institucione që do të preken Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP).

 

Vendimi:

 

VENDIM PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE  TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT  TË INVESTIMIT “KORPUSI I INSPEKTORATEVE” DHE PROJEKTEVE TË TJERA TË INVESTIMIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të  vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.

 

V E N D O S I:

 

1. Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D të pronave shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.

 

2. Autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik.

 

3. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, të përcaktuara në shtojcën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.

 

4. Në funksion të realizimit të projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit dhe në zbatim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, ngarkohet Korporata e Investimeve Shqiptare të kryejë procesin e konsolidimit të pronave, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore të pronës.

 

5. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronave, të parashikuara në shtojcën nr.1, nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, me qëllim realizimin e projekteve të saj të investimit. Shpenzimet për shërbimet e parashikuara në këtë pikë mbulohen nga buxheti i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

 

6. Autorizohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që në të njëjtën procedurë, të asistojë Korporatën e Investimeve Shqiptare nëpërmjet hartimit të termave të referencës për projektidetë arkitekturore, hartimin e kritereve të kualifikimit për projektuesit dhe kritereve të vlerësimit paraprak e përfundimtar të projektideve arkitekturore.

 

7. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për negocimin me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të saj të investimit.

 

8. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vetë apo nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, të kryejë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet publike kompetente për planifikimin e zhvillimin e territorit apo me institucione të tjera, në kuadër të realizimit të projektit të investimit, si dhe të sigurojë regjistrimin, në emër të Republikës së Shqipërisë/Korporatës, sipas parashikimeve të marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet publike përfituese, të pronës së re shtetërore, që do të krijohet në kuadër të projekteve të investimit.

 

9. Institucionet publike, të cilat zhvillojnë aktivitet në godinat e ngritura në pronat e përcaktuara në këtë vendim, do të vazhdojnë të përdorin pronën në funksion të aktivitetit të tyre deri në momentin e marrjes në dorëzim të ambienteve të reja, të ndërtuara në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjet, sipas pikës 3, të këtij vendimi. Kur, për nevoja të realizimit të projekteve të investimit, institucioni publik duhet të largohet nga prona ku kryen aktivitet, institucioni publik, me njoftimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare liron ambientet ku kryen veprimtarinë e tij, vetëm pasi Korporata e Investimeve Shqiptare, në bashkëpunim me institucione të tjera, publike apo subjekte private, i ka siguruar ambiente të përkohshme për vazhdimin e aktiviteteve të punës deri në marrjen në dorëzim të ambienteve të reja të ndërtuara.

 

10. Në funksion të zhvillimit të pronave, të përcaktuara në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e pronave të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr. 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

11. Në listat e pronave, që i bashkëlidhen vendimeve të Këshillit të Ministrave, nr.820, datë 13.10.2010, “Për miratimin e listës së inventarit  të  pronave  të paluajtshme  shtetërore,  të  institucioneve  të varësisë,  të  cilat  i  kalojnë  në përgjegjësi  administrimi  Ministrisë  së  Bujqësisë,  Ushqimit  dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, të ndryshuar, dhe nr.60, datë 1.2.2006, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, të hiqen pronat shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

12. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), Universiteti Politeknik i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

Tags: Edi RamaKëshilli i MinistraveKorporata e Investimeve ShqiptareQeveria Rama

Related Posts

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave
Denoncime

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave

Një grup infermierësh që kanë përfunduar studimet e nivelit master shkencor në muajin Gusht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore...

by reda ktor
March 19, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Next Post
Izraeli merr vendimin: Do të pushtohet plotësisht Rripi i Gazës

Izraeli merr vendimin: Do të pushtohet plotësisht Rripi i Gazës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al