Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

reda ktor by reda ktor
December 27, 2025
in Aktualitet, Lajmet
0
Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është bërë shkarkimi i Renato Pashollari si drejtor i ‘Rezidencës Studentore Universitare nr.1’ dhe emërimi i Olsi Shahini si drejtor i ri i RSU nr.1. Menjëherë edhe pas regjistrimit të këtyre vendimeve arbitrare në Qendrën Kombëtare të Bisnesit drejtori i ri Olsi Shahini nuk ka pritur gjatë për të rikthyer gjurmët e ish-drejtoreshës Anila Shehu madje duke qenë edhe më përpara se ish-drejtoresha Shehu.

 

Në postimin e përpara 5 ditëve në faqen në Facebook të RSU nr.1 vërehet re se ka një marketing nga ana e këtij institucioni shtetëror për bisneset private në Qytetin Studenti.

 

Sipas RSU nr.1, Qyteti Studenti ka një “Komisariat Policie”, kjo është e pavërtetë pasi ka vite që Komisariati i Policisë në Qytetin Studenti nuk është më dhe ndërtesa ku ka qenë Komisariati i Policisë në Qytetin Studenti përdoret si një vend stacionimi i policëve dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë në Qytetin Studenti është marrë nën kontroll nga Komisariati nr.1, sipas RSU nr.1 në Qytetin Studenti është nën funksion Posta Shqiptare, edhe ky pretendim nga ana e RSU nr.1 është i pavërtetë pasi zyra filiale e Postës Shqiptare në Qytetin Studenti nuk ofron të gjitha shërbimet e dërgesave apo edhe shërbime të tjera.

 

Lavanteria në Qytetin Studenti është kthyer në monopolin e bisneseve private pa kushtet e duhura të shërbimit dhe me çmime të pajustifikueshme në raport me marrjen e shërbimit. Farmacitë po ashtu që në Qytetin Studenti ka disa të tilla ku asnjëra prej tyre nuk funksionon 24 orë. Mensat gjithashtu, një monopol i privatëve ku edhe sipas objektit të shoqërisë aksionere RSU nr.1 ky institucion shtetëror nuk e ofron dot për shkak të mos pasjes së vullnetit nga ana e drejtuesve aktualë dhe paraardhës ku janë favorizuar me qëllim privatët me çmimet e pabërballueshme për studentët.

 

Të gjitha shërbimet që reklamohen nga RSU nr.1 përpara vitit të ri akademik janë në fakt një marketing që i bëhet bisneseve nga një institucion shtetëror nën varësinë e Bashkisë Tiranë që duhej ti ofronte vetë për studentët në kostot e përfshira që ky institucion i merr studentëve nga tarifat mujore.

Tags: Bashkia TiranëEdi RamaOlsi ShahiniRezidenca Studentore Universitare nr.1

Related Posts

Thirrje për protestë kombëtare, të shtunën në 11:00 tek Kryeministria
Aktualitet

Thirrje për protestë kombëtare, të shtunën në 11:00 tek Kryeministria

Studentët kanë thirrur një protestë kombëtare për ditën e shtunë, më 24 Tetor, në orën 11:00, përpara Kryeministrisë në...

by reda ktor
October 23, 2026
Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët

VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al