30-vjeçarja Ornela Kallabaku, nënë e një djali 8-vjeçar, po përballet me një betejë të rëndë shëndetësore. Ajo ka kaluar trajtime kimioterapie dhe një operacion të rëndë. Megjithatë, rruga e saj drejt shërimit nuk ka përfunduar ende. Për shkak të kostove të larta, ajo nuk mund t’i përballojë dot vetëm terapitë dhe vizitat e mëtejshme mjekësore.
Fondet e mbledhura deri më tani nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet e nevojshme mjekësore. Këto shpenzime përbëjnë një barrë shumë të rëndë financiare për familjen e saj. Pikërisht për këtë arsye, ajo ka nisur një fushatë në platformën “GoFundMe” me synim grumbullimin e 25 mijë eurove. Forca e saj më e madhe në këtë luftë është djali i vogël, për të cilin dëshiron të jetojë dhe të mos dorëzohet.
Me zemër të thyer, por plot shpresë, ajo i bën thirrje publikut që ta mbështesin. “Çdo ndihmë është një bekim për mua,” shprehet ajo, duke theksuar se solidariteti mund të bëjë diferencën. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund ta gjejnë fushatën përmes linkut zyrtar në “GoFundMe”. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shërimit dhe një mundësi e re për të qenë pranë fëmijës së saj.





