Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Berisha: Sulmet kirbernetike u kryen nga Surreli, jo nga Irani

reda ktor by reda ktor
April 25, 2026
in Lajmet, Politikë
0
Berisha: Sulmet kirbernetike u kryen nga Surreli, jo nga Irani
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në të dhënat e qytetarëve nuk janë kryer nga Irani, por janë të organizuara nga kryeministri Edi Rama dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Berisha akuzoi Ramën se ka hakeruar në mënyrë masive emailat e qytetarëve, duke i cilësuar këto veprime si një operacion të drejtuar plotësisht nga qeveria. Lideri demokrat e quajti Ramën pjesë të një “bande kriminale” që duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti. Sipas Berishës, qëndresa dhe vetëm qëndresa e opozitës është shpresa e fundit për vendin.

 

Në vazhdim, Berisha e cilësoi Ramën si dikë që përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga problemet e tij të brendshme dhe korrupsioni i damkosur. Ai përfundoi duke theksuar se beteja kundër Edi Ramës nuk do të ndërpritet deri në largimin e tij nga pushteti.

 

Deklarata:

 

“I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI. I tërë, nuk janë iranianët. Janë surrelasit. Rama. Ata që kanë hakeruar masivisht emailat e pronarëve. Po. Nuk ka kush pronë të sigurtë më. Në të gjitha këto, për çdo anëtar, për çdo mbështetës, për çdo qytetar, duhet të jetë e qartë se qëndresa dhe vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit. Ne nuk do dorëzohemi. Ky hajdut duhet të ikë sa më parë, ky armik. Kjo bandë kriminale duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti. Ky mendon se bën çdo akt që të shpërqendrojë. Po morali i tyre është morali i horave.

 

A e dëgjuat kryediplomatin? A e dëgjuat? Kryediplomati i tij që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët, ju çon mesazhe ambasadorëve. Po ata idiotët shqiptarë, çfarë bëjnë për shqiptarët në Maqedoni? Serbët u thonë dru me pre. Ultranacionalistët serbë. Ultranacionalistët maqedonas më shumë se aq nuk u thonë.

 

Dhe pse idiotët, ministri, pse idiotët? Sepse një portal, një portal maqedonas ka shkruajtur për vjedhjet e Edi Ramës. Po ja dhe dje, gazeta e dytë më e madhe e Francës i rikujtoi vjedhjet me radhë, sepse doli po i jep mend Evropës. Sepse u rreshtua me Putinin. Ky para tre muajsh thoshte, Evropa është vend i paqes. Evropa është kultura e paqes. Është paqja e shkruar paqes. Dhe Evropa nuk mund të marrë mësime përtej Atlantikut.

 

Ky ishte problemi. Para tre ditësh, Evropa gabim të madh. S’po merret vesh me Putinin. S’po dialogon. Çfarë është ky? Po ky është një vegël, e veglës së Putinit. Ky është një argat i Vuçiçit. A ju kujtohet? A nuk ishte ky që qarkullonte gjersa i nxorën kartonin e kuq në çdo samit që të mos i kërkohet Vuçiçit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Është gabim t’i kërkojmë Serbisë zbatimin e sanksioneve.

 

E bënte në samitin e NATO-s, e bënte në samitin e Bashkimit Evropian, në një kohë kur Serbia po shndërrohet absolutisht dhe është prapavijë e Rusisë. Është Rusi e vogël. A nuk ishte ky autor kryesor bashkë me Vuçiçin i i Ballkanit të hapur, të cilin Sergej Lavrov e çonte në qiell? Dhe tani e ka gabim Evropa, jo Putini. Jo agresori. Këto i bën që të mund të tërheqë vëmendje nga problemet e tij të tmerrshme.

 

I damkosur si hajdut dhe unë vlerësoj qëndrimet e gazetarëve francezë dhe ukrainas të cilët ja përplasin në sy. Filo rusi, filo putinizmin e tij. Po e fajin e paska Evropa se nuk dialogon me Putinin. Pra, një njeri, e thashë dhe në fillim, ay që është i lidhur me krimin, diktatori, është i aftë të thotë çdo gjë e të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij.

 

Dhe ai mendon se në këtë mënyrë do t’i harrohen vjedhjet dhe do i përmenden deklaratat. Ne nuk e falim atë as për vjedhjet, as për deklaratat. Detyra jonë është miq, të shumëfishojmë përpjekjet tona me çdo demokrat e demokrate, me çdo qytetar e qytetare. Të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë e cila nuk ndërpritet gjer në largimin e Edi Ramës.” – deklaroi Berisha ditën e shtunë në në takimin e organizuar me drejtuesit e degëve të Tiranës.

Tags: AKSHIEdi RamaSali Berisha

Related Posts

Donald Veshaj kullë 33 katëshe në Vlorë me firmën e Ramës
Lajmet

Donald Veshaj kullë 33 katëshe në Vlorë me firmën e Ramës

Ish-banori i "Big Brother", Donald Veshaj, është përfshirë në një polemikë të re pasi kompania e tij ka aplikuar...

by reda ktor
May 10, 2026
Skandali: Policia shoqëron 3 turistë italianë gjatë protestës së opozitës
Lajmet

Skandali: Policia shoqëron 3 turistë italianë gjatë protestës së opozitës

Më 8 maj 2026, gjatë protestës së opozitës në Tiranë, policia shqiptare ka kryer arrestime të shumta duke përfshirë...

by reda ktor
May 10, 2026
Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen
Lajmet

Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen

Policia ka dalë me një plan masash lidhur me protestën e opozitës që është njoftuar të zhvillohet të premten...

by reda ktor
May 8, 2026
Aktivisti: Shpopullimi po ndikon edhe tek numri i maturantëve
Aktualitet

Aktivisti: Shpopullimi po ndikon edhe tek numri i maturantëve

Shpopullimi i Shqipërisë po cilësohet gjithnjë e më shumë jo si një dukuri e rastësishme, por si një axhendë...

by reda ktor
May 8, 2026
Next Post
Rama kërcënon Spiropalin me përjashtim nga grupi parlamentar, “o me ne, o përballë nesh”

Rama kërcënon Spiropalin me përjashtim nga grupi parlamentar, “o me ne, o përballë nesh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al