Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Aktivisti: Shpopullimi po ndikon edhe tek numri i maturantëve

reda ktor by reda ktor
May 8, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Aktivisti: Shpopullimi po ndikon edhe tek numri i maturantëve
Share on FacebookShare on Twitter

Shpopullimi i Shqipërisë po cilësohet gjithnjë e më shumë jo si një dukuri e rastësishme, por si një axhendë e qëllimshme e pushtetit për të larguar të rinjtë, studentët dhe maturantët nga vendi. Ky proces i tkurrjes së popullsisë, i cili sipas aktivistëve ka nisur që në vitin 2013, po përshpejtohet në mënyrë dramatike, duke rrezikuar të ardhmen e kombit. Në këtë kontekst, largimi masiv i të rinjve shihet si rezultat i një politike të mirëmenduar, e cila krijon kushte të tilla që brezat e rinj të mos kenë alternativë tjetër përveç largimit. Kjo “hemorragji” demografike po zbraz shpejt jo vetëm shkollat dhe universitetet, por edhe vetë perspektivën e vendit për një të ardhme të qëndrueshme.

 

I ftuar në një emision, aktivisti Aurel Kujtimi ka sjellë një dëshmi prekëse për pasojat e kësaj axhende në terren. Duke rrëfyer një bisedë me mësuesen e tij të gjimnazit, ai tregoi se sa shumë është ndryshuar realiteti arsimor breza vetëm 13 viteve.

 

“Jo më larg sesa disa kohësh takoj një mësuesen time të gjimnazit edhe gjatë bisedimit që isha duke bërë pyeta sesa klasa maturantësh kishin ngelur nga 12 që kisha qenë qenë unë përpara 13 vitesh, sot ishin  5 klasa paralele dhe kjo është një problematikë shumë e gjerë që duhet parë, domethënë shpopullimi që po i bëhet këtyre të rinjve, maturës, të ardhmes së vendit dhe s’do jetë e largët dita kur s’do kemi më as maturantë dhe as studentë në auditore, është boshatisur goxha shumë, mos të themi në zona të thella që shumë shkolla janë mbyllur.” – ka thënë aktivisti Kujtimi.

 

Sipas tij, ky boshatisje e shkollave dhe universiteteve është një realitet i hidhur edhe në qytete, e jo vetëm në zonat e thella ku shumë shkolla tashmë janë mbyllur.

 

Në këto kushte, kur pushteti vijon të mbështjellë me retorikë zhvillimin ndërsa realiteti flet për shpopullim të organizuar, thirrja për zgjim del si domosdoshmëri historike. Të rinjtë, studentët dhe maturantët nuk duhet të presin më premtime, por të ngrenë zërin si një forcë përballë një sistemi që po ua grabit të ardhmen. Kjo nuk është thjesht një betejë për diploma, por një luftë për vetë ekzistencën e një Shqipërie me dinjitet, ku meritokracia të zëvendësojë lidhjet e pushtetit. Prandaj, sheshet dhe audiotoret duhet të kthehen në arenën ku kjo zëri i brezit të humbur të dëgjohet fort, duke i treguar pushtetit se nuk do të dorëzohet pa reagim dhe organizim.

Tags: Aurel KujtimiAxhenda e Shpopullimit

Related Posts

Thirrje për protestë kombëtare, të shtunën në 11:00 tek Kryeministria
Aktualitet

Thirrje për protestë kombëtare, të shtunën në 11:00 tek Kryeministria

Studentët kanë thirrur një protestë kombëtare për ditën e shtunë, më 24 Tetor, në orën 11:00, përpara Kryeministrisë në...

by reda ktor
October 23, 2026
Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al