Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Si pushteti dhe Fondacioni Soros financojnë organizata të shoqërisë civile për t’u dukur se përfaqësojnë të rinjtë dhe studentët

reda ktor by reda ktor
March 18, 2024
in Denoncime, Lajmet
0
Si pushteti dhe Fondacioni Soros financojnë organizata të shoqërisë civile për t’u dukur se përfaqësojnë të rinjtë dhe studentët
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial nga aktivisti Andrea Bregu

 

Në këto vite janë detyruar për t’u larguar mbi një milionë Shqiptarë nga vendi dhe një pjesë e madhe janë të rinj të moshës nën 30 vjeçare dhe studentë që jo vetëm nuk kanë parë një shpresë se vendi mund të ketë prespektivë por edhe janë diskriminuar nga lënia rrugëve dhe përqëndrimi i financave publike tek pak duar të pushtetit dhe tek pushtetarëve përmes vjedhjes dhe abuzimit me to ka bërë që një një nga faktorët e detyrimit për t’u larguar të rinjtë dhe studentët të jenë këto.

 

Por humbja e shpresës nga faktorë politikë dhe parapolitikë që janë edhe organizatat të cilat thonë se përfaqësojnë interesat e të rinjve dhe të studentëve kundër pushtetit por në fakt kanë bërë të kundërtën duke pasur bashkëpunime me pushtetin madje edhe duke u financuar me financa publike dhe duke bashkëpunuar me pushtetin përmes projekteve që në thelb nuk kanë interesin parësor të të rinjve dhe studentëve por thjeshtë përfitimin e projektit dhe fondit të rradhës.

 

Që prej vitit 2017 dhe deri më 2022 Qëndresa Qytetare ka përfituar 601.873 euro projekte, grante dhe financime nga organizata brenda dhe jashtë vendit të cilat janë të financuara nga Fondacioni Soros ose të lidhura me njerëz të pushtetit që Fondacioni Soros po i ka katapultuar në skenën politike në këto 20 vite që prej vitit 2003. Gjithashtu Qëndresa Qytetare ka marrë financim direkt nga Fondacioni Soros në vitin 2021 me projektin “Akademia e aktivizmit kreativ: Premoi heroit tënd!” në vlerën e 9 mijë eurove.

 

Po në këtë prizëm Lëviz Albania e cila është konglomerat i Fondacionit Soros ka financuar të paktën dy herë Qëndresën Qytetare me shifra disa dhjetëra milionëshe, gjithashtu National Democratic Institute që një nga donatorët kryesorë të tyre është Fondacioni Soros po ashtu ka financuar Qëndresën Qytetare me dhjetëra miliona lekë, duke u bazuar edhe tek përqindja e financimit për vitin 2023.

 

Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë në fund të vitit 2021 deklaron se Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Për këtë në vitin 2013 është themeluar Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung dhe Olof Palme International me zyrat në Tiranë. Friedrich Ebert Stiftung është një organizatë e lidhur me të djathtën e qendrës në Gjermani dhe Olof Palme International ka zyrat në Tiranë dhe drejtuesja e qendrës në Shqipëri është Plejada Gugashi që ka qenë bashkëpunëtore e Erion Veliajt tek Lëvizja Mjaft dhe tani bashkëpunëtore e Veliajt me Kongresin Rinor Kombëtar.

Qëndresa Qytetare në vitin 2022 ka përfituar financim nga Kongresi Rinor Kombëtar në vlerën e 12.789 eurove për projektin “Laboratori i Kujtesës”. Pra përveçse Qëndresa Qytetare merr financime të drejtëpërdrejta nga Olof Palme International për projektet e tyre Plejada Gugashi ka financuar dyfish Qëndresën Qytetare edhe përmes Kongresit Rinor Kombëtar, natyrisht këtu është lobimi i Erion Veliajt në mes.

Unë dhe Aurel Kujtimi kemi kallëzuar penalisht Anila Shehun dhe Rezidencën Studentore Universitare nr.1 që varen nga Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj në bazë të një investigimi të kryer për vjedhjen dhe shpërdorimin e fondeve nga personat dhe institucioni në fjalë.

 

Nga ana tjetër Qëndresa Qytetare pretendon se ka çuar raporte disa institucioneve kundër RSU nr.1 dhe Bashkisë Tiranë. Kjo është një tallje që Qëndresa Qytetare bën me opinionin publik duke ditur se janë financuar nga bashkëpunëtorët e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Kjo është një vrasje e shpresës të të rinjve që bëhet nga Qëndresa Qytetare ku ata e shesin veten si përfaqësues të të rinjve dhe të studentëve në shumë fusha dhe tematika.

Tags: Andrea BreguErion VeliajMigen QiraxhiPlejada GugashiQëndresa QytetareRigels XhemollariSoros

Related Posts

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën
Lajmet

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë “Studentët Denoncojnë”...

by reda ktor
May 11, 2025
Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë
Lajmet

Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë "Studentët...

by reda ktor
May 6, 2025
Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor
Lajmet

Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor

Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur ndërsa duhet theksuar se nuk...

by reda ktor
April 18, 2025
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë
Lajmet

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar...

by reda ktor
April 18, 2025
Next Post
Institucionet nuk vënë ujin në zjarr, rendi dhe siguria e Qytetit Studenti zero me bisht

Institucionet nuk vënë ujin në zjarr, rendi dhe siguria e Qytetit Studenti zero me bisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al