Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

25 vite nga çlirimi i Prishtinës

reda ktor by reda ktor
June 12, 2024
in Lajmet
0
25 vite nga çlirimi i Prishtinës
Share on FacebookShare on Twitter

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dy-vjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

 

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.

 

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

 

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

 

25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Tags: Çlirimi i KosovësKosovaNATOUÇK

Related Posts

Studentët në Godinat 11–12 të Qytetit Studenti denoncojnë problemet me lavanderinë: Mungon një shërbim bazë për ta
Denoncime

Studentët në Godinat 11–12 të Qytetit Studenti denoncojnë problemet me lavanderinë: Mungon një shërbim bazë për ta

Studentët që banojnë në godinat 11–12 të Qytetit Studenti ngrenë shqetësimin për mosfunksionimin normal të lavanderisë së vënë në...

by reda ktor
November 19, 2026
Saimir Korreshi për spitalin e Lushnjes: Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani
Lajmet

Saimir Korreshi për spitalin e Lushnjes: Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e rëndë në Spitalin e Lushnjës, duke ngritur shqetësime për...

by reda ktor
November 18, 2026
Tubimi i së dielës përpara Kryeministrisë, policia gjobit 23 protestues për bllokim të rrugëve
Aktualitet

Tubimi i së dielës përpara Kryeministrisë, policia gjobit 23 protestues për bllokim të rrugëve

Policia e Tiranës ka vendosur masa administrative ndaj 23 protestuesve që morën pjesë në tubimin e zhvilluar pasditen e...

by reda ktor
November 16, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Kreu i SPAK: Bashkëpunimi institucional nuk ndikohet tek individi
Aktualitet

Masa ndaj Vlora Hysenit, Kreu i SPAK: Bashkëpunimi institucional nuk ndikohet tek individi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka reaguar lidhur me masën e arrestit të vendosur ndaj drejtueses së...

by reda ktor
November 16, 2026
Next Post
Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë

Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al