Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë

reda ktor by reda ktor
June 12, 2024
in Kronikë, Lajmet
0
Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë
Share on FacebookShare on Twitter

Orgito Lloci është shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë. Hetimet e policisë greke për rrethanat në të cilat 20-vjeçari shqiptar ndërroi jetë janë në zhvillim e sipër.

 

Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, nga pesë personat që u ndaluan në orët e para të ngjarjes tragjike, dy 24-vjeçarë grekë ndodhen tashmë në paraburgim. Tre personat nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania të cilët u shoqëruan, u lanë të lirë pasi nuk ishin përfshirë në përleshjen fatale.

 

Sipas dëshmive të banorëve, i riu shqiptar është rrahur keq nga një grup të rinjsh dhe në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur pak metra drejt sheshit dhe është rrëzuar. 20-vjeçari është dërguar në spitalin e Chanias, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka shpëtuar dot.

 

Në fillim të sezonit, Orgito kishte shkuar nga Athina në Kretë për të punuar si vrojtues plazhi për një hotel në zonë.

 

Duke folur për mediat greke, kryetari i shoqatës së dyqaneve dhe bizneseve Kalyvo tha se personat e përfshirë në sherrin me shqiptarin janë persona me precedentë të rëndë kriminalë, të njohur për autoritetet por edhe banorë të zonës.

 

“Ky incident është rezultat i mungesës së policisë në zonën tonë prej shumë kohësh. Personat konkretë që rrahën dhe vranë fëmijën ishin të njohur për të gjithë, Policinë, Bashkinë dhe banorët. Fakti është se nuk kontrollohet kush hyn dhe kush del në ishull dhe kjo ka sjellë vdekjen e fëmijës që mund të ishte fëmija im apo ndonjë banor.”

 

Ai tha se disa nga këta persona kanë punuar së bashku me të riun shqiptar.

 

“Fëmija ishte një shqiptar i brezit të dytë, kishte ardhur në ishull nga Athina nga një zyrë për të punuar në një hotel. Disa nga të përfshirët punonin në të njëjtin hotel. Ata më duket se i kane vjedhur portofolin, ai i rrahu, por ata thirrën të tjerë për ndihmë dhe e rrahën derisa vdiq. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur njerëz, prandaj askush nuk ka reaguar. Kur njerëzit reaguan, autorët ishin larguar.”

Tags: GreqiKronikëOrgito Lloci

Related Posts

Skandali në WhatsApp që çoi në shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, ndërsa ministri Hoxha mbetet i paprekur
Aktualitet

Skandali në WhatsApp që çoi në shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, ndërsa ministri Hoxha mbetet i paprekur

Një mesazh fyes që nisi gjithçka, në një grup WhatsApp-i ku përfshihej edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e...

by reda ktor
May 20, 2026
Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes “Veliaj”
Aktualitet

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes “Veliaj”

Ka nisur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) gjyqi i radhës për...

by reda ktor
May 20, 2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë

Në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur të martën në SPAK, pasi gjykata...

by reda ktor
May 19, 2026
Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK
Aktualitet

Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK

Eksperti i IT-së dhe programuesi Gent Progni, i cili ka denoncuar i pari dhe tashmë prej vitesh abuzimet me...

by reda ktor
May 18, 2026
Next Post
Dhunohet ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë Sokol Mëngjesi, njëkohësisht edhe avokati i Sali Berishës

Pas dy javësh del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al