Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Aulon Kalaja fiton garën në PD-në e Krujës, merr drejtimin e degës së PD në Krujë

reda ktor by reda ktor
April 20, 2026
in Lajmet, Politikë
0
Aulon Kalaja fiton garën në PD-në e Krujës, merr drejtimin e degës së PD në Krujë
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e dielë u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të degës së Krujës në Partinë Demokratike. Kandidatë ishin Aulon Ylli Kalaja dhe Myftar Hysen Ismailaja. Proçesi zgjedhor ishte për degën e re të bashkuar që përfshin edhe Fushë Krujën, sipas rregullave statutore të partisë.

 

Rezultati përfundimtar tregon një diferencë të theksuar në favor të Kalasë. Në proçes morën pjesë 717 anëtarë të PD-së nga disa njësi të zonës, përfshirë Krujën, Fushë Krujën, Thumanën, Burizanën, Cudhin, Niklën dhe Bubqin.

 

Sipas të dhënave zyrtare, Kalaja siguroi 622 vota ndërsa Ismailaja morri 76 vota, për pasojë Aulon Kalaja morri drejtimin e Partisë Demokratike në Krujë.

 

Pas rezultatit të zgjedhjeve Aulon Kalaja ka reaguar publikisht duke thënë se i shtrin dorën të gjithëve, duke paralajmëruar hapje dhe rifreskim të strukturave të Partisë Demokratike në Krujë.

 

“Sot dhe neser i shtrij dorën çdokujt që kërkon të japë nga vetja dhe ju them se asnjë kontribut i juaji nuk do të humbasë, por do të llogaritet një më një. Ashtu siç është e nevojshme që strukturat tona duhet të rifreskohen, të hapemi, të ftojmë familjet e djathta, të thërrasim themeluesit, të vijnë të rinjtë, por të mbajmë të vjetrit, të përndjekurit që janë fibra e të djathtës, sepse forca jonë politike ka një nga vlerat e patjetërsueshme, ruajtjen e traditës. Prandaj me mua nuk nis “viti 0”, por unë jam kryetari i radhës, që do kem nderin të drejtoj një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë. T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve, indifererentëve dhe të zhgënjyerve, duke iu bërë thirrje që te na bashkohen në këtë përpjekje për ndryshim.

Strukturat tone do pasurohen edhe më shumë. Seksionet, grup-seksionet, kryesia, sekretariatet, departamentet, forumi i gruas, forumi rinor dhe çdo grupim tjetër që funksionon në familjen tonë politike.

Një gjë dua t’ju premtoj, se unë nuk do t’ju tradhëtoj kurrë.

Ne besojmë tek Zoti, familja, kombi, prona, ndaj le të ftojmë të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë në këtë mision, të na bashkohen.” – shkroi Kalaja në reagimin e tij publik pas proçesit të zgjedhjeve.

Tags: Aulon KalajaPartia DemokratikePD KrujëZgjedhjet PD

Related Posts

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç
Aktualitet

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një udhëzim që lejon terapinë hormonale për personat transgjinorë në...

by reda ktor
May 29, 2026
Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ
Lajmet

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, pasi ajo mori pjesë në Paradën e organizuar nga shoqatat...

by reda ktor
May 26, 2026
Next Post
Reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme

Reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al