Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me Sorosin

reda ktor by reda ktor
December 4, 2024
in Lajmet, Politikë
0
Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me Sorosin
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u raportua se Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i akordojë një fond prej 500 mijë eurosh komisionit Anti-Korrupsion, i cili drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj. Këto fonde do të përdoren për të paguar 91 ekspertë të angazhuar në punën e komisionit, me paga të ndara në tre nivele, ku disa prej tyre mund të arrijnë deri në 8 mijë euro në muaj.

 

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar ndaj këtij vendimi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një listë me 24 emra nga grupi prej 91 ekspertësh, duke pretenduar se ata kanë lidhje me Fondacionin Soros. Sipas tij, këta individë, të cilët ai i quan “ekspertë të Sorosit,” do të marrin paga të majme nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

 

Në postimin e tij, Goxhaj ka argumentuar se përfshirja e këtyre emrave ngre pikëpyetje mbi pavarësinë e komisionit dhe mbi mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike. Ai ka listuar edhe detaje mbi lidhjet e tyre të supozuara me Fondacionin Soros, duke akuzuar për favorizime të mundshme politike dhe ndikime të jashtme në punën e komisionit.

 

Kjo çështje ka shkaktuar debate të ashpra në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime mbi transparencën dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike në Shqipëri.

 

Postimi i plotë:

 

Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro nga taksapaguesit shqiptarë për ekspertët e Fondacionit Soros! Ja 24 emrat e parë (sipas renditjes alfabetike) nga stafi që do gëlltisë 500 mijë euro!

Amanda Kote / Project Researcher, Project Researcher SCiDEV (Soros)

Anxhela Bakiasi / Qendra “Fuqizim-Qëndrueshmëri”, Kandidate për kryetare e FRESSH

Arjan Dyrmishi / Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), partner zyrtar i Fondacionit Soros

Aurela Anastasi / Fondacioni Soros

Auron Pasha / Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros

Avjerina Bazaj / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

Blerta Kalavace / IRC/Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros

Blerta Tuci / Anëtare e EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

Darinka Piqani / bursë nga Fondacioni Soros (CEU)

Dorian Jano / Ka punuar me Fondacionin Soros dhe CEU nëpërmjet Institute for Advanced Study – Collegium Budapest

Eda Noçka / E angazhuar me Altri Center, Spinoff i Fondacionit Soros

Elida Jata / Project Manager at ALTRI Center, Spinoff i Fondacionit Soros

Erisa Proko / E angazhuar me Institutin për Zhvillim Strategjik, partner i programeve të Fondacionit Soros

Ermal Frashëri / Drejtor i Projekteve më të rëndësishme të Fondacionit Soros dhe drejtues i Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë

Gerti Shella / Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP (Qendra për Çështje të Informimit Publik) partner zyrtar i Fondacionit Soros

Gledis Gjipali / Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) Spinoff i Soros

Iris Aliaj / Project Manager, Project Manager, Center for Gender Justice Albania, partner i programeve të Fonacionit Soros

Stela Suloti / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

Keti Luarasi / Human Resource Manager and Program Coordinator Soros Foundation AlbaniaSoros Foundation Albania, Jul 2000 – Jul 2006

Krisela Hackaj / Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Dialog dhe Integrim (CDI), bashkëpunëtor i ngushtë i Fondacionit Soros

Mirsada Hallunaj / E angazhuar me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) parnter zyrtar i Fondacionit Soros

Nirvana Deliu / Kërkuese në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) Spinoff i Fondacionit Soros

Stela Suloti / Anëtare e EU Policy Hub, Spinoff i Fondacionit Soros

Teisa Kurti / Qendra ALTRI, spinoff i Fondacionit Soros

Tags: Altin GoxhajFatmir XhafajFondacioni Soros

Related Posts

Zgjedhjet e PD në Krujë: Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja kandidati kryesor për t’u zgjedhur kryetar
Lajmet

Zgjedhjet e PD në Krujë: Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja kandidati kryesor për t’u zgjedhur kryetar

Partia Demokratike me degën e saj në Krujë në datën 19 Prill 2026 do të zhvillojë procesin zgjedhor për...

by reda ktor
April 17, 2026
Policia “rrëmben” me forcë avokatin Altin Goxhaj dhe aktivistin Andrea Bregu
Aktualitet

Policia “rrëmben” me forcë avokatin Altin Goxhaj dhe aktivistin Andrea Bregu

Mbrëmjen e së enjtes një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Andrea...

by reda ktor
April 17, 2026
Opozita njofton orën e protestës të premten, ja rrugët që do bllokohen
Lajmet

Opozita njofton orën e protestës të premten, ja rrugët që do bllokohen

Opozita ka njoftuar protestën e rradhës, në 17 Prill, ditën e premte, ndërsa ditën e sotme është bërë e...

by reda ktor
April 16, 2026
Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh
Aktualitet

Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kompleksin e pallateve të ndërtuar nga kompania në...

by reda ktor
April 15, 2026
Next Post
Presidenti Bajram Begaj dekreton datën e zgjedhjeve të 2025

Presidenti Bajram Begaj dekreton datën e zgjedhjeve të 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al