Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Goditi me grusht kolegen e ekonomikut/ Studentët presin pedagoun me thirrjet: TURP TURP!

reda ktor by reda ktor
October 7, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Goditi me grusht kolegen e ekonomikut/ Studentët presin pedagoun me thirrjet: TURP TURP!
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident i rëndë, i ndodhur disa muaj më parë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, është rikthyer në vëmendjen publike pas protestës së organizuar sot nga studentët. Ngjarja përfshinte një konflikt fizik mes dy pedagogëve, ku profesori Mirdaim Axhami kishte goditur me grusht kolegen Liljana Billa në korridorin e fakultetit. Dëshmitarët e kohës raportuan se dhuna ndodhi para studentëve të pranishëm në provime, të cilët dolën të alarmuar jashtë sallave pas ulërimave të pedagoges.

 

Pas incidentit, korridoret e fakultetit kishin mbetur me njolla gjaku, duke nxitur reagime të ashpra në komunitetin universitar. Sot, disa muaj pas ngjarjes, studentët e Fakultetit të Ekonomisë organizuan një protestë simbolike, duke bërë thirrje kundër dhunës në universitete dhe kërkuan një qëndrim më të fortë institucional për t’i parandaluar të tilla raste në të ardhmen.

 

Gjatë protestës, studentët brohorisnin “Turp! Turp!” në momentin që pedagogu i përfshirë në konflikt u shfaq pranë ambienteve të fakultetit, duke shprehur qartësisht zemërimin e tyre ndaj dhunës dhe kërkesën për masa të forta disiplinore ndaj shkelësve të etikës akademike. Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë dhe mjedisin e shëndetshëm në institucionet e arsimit të lartë.

 

Ngjarja e ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë ngre një shqetësim të madh për cilësinë dhe etikën e stafit akademik në universitetet tona. Të kesh pedagogë që përfshihen në konflikte të tilla fizike është një tregues alarmant i një kulture të papranueshme brenda sistemit arsimor. Këta pedagogë, që supozohet të jenë shembuj për studentët dhe të udhëheqin procesin e formimit të tyre profesional dhe personal, dështojnë të ruajnë standardet minimale të sjelljes.

 

Pavarësisht ngjarjes së ndodhur profesori Mirdaim Arxhami ende vazhdon të jetë në stafin akademik të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Komisioni i Etikës ende nuk ka marrë masat për të parandaluar përsëritjen e ngjarjes në të ardhmen.

 

Ky nivel dhune dhe mungese profesionalizmi dëmton jo vetëm imazhin e universitetit, por krijon një ambient arsimor toksik që ndikon direkt te studentët. Në një kohë kur arsimi duhet të përfaqësojë një hapësirë të sigurt për diskutim dhe zhvillim intelektual, sjelljet e tilla janë një kërcënim për vlerat e shkencës dhe edukimit, duke rrezikuar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e studentëve në institucionet arsimore.

Tags: Fakulteti i EkonomisëMirdaim AxhamiUniversiteti i Tiranës

Related Posts

Dosja “Balluku”; SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës
Lajmet

Dosja “Balluku”; SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjeruar ndjeshëm hetimin për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e kthyer në fokus marrëdhëniet e...

by reda ktor
May 2, 2026
Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut
Lajmet

Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut

E pra miliarda euro dhe miliona metra katrorë të shqiptarëve të grabitura për rrugë që shemben dhe privatizim i...

by reda ktor
May 1, 2026
Panelet fotovoltaike në Bulqizë: Banorët bllokojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Panelet fotovoltaike në Bulqizë: Banorët bllokojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak e planifikuar për të enjten, 30 prill 2026, ka dështuar totalisht për shkak...

by reda ktor
May 1, 2026
Mirela Kumbaro dëshmon për 4 orë në SPAK lidhur me stadiumin “Air Albania”
Lajmet

Mirela Kumbaro dëshmon për 4 orë në SPAK lidhur me stadiumin “Air Albania”

Pas rreth 4 orësh dëshmi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, u shpreh...

by reda ktor
April 30, 2026
Next Post
Breshëri molotovësh tek selia e Partisë Socialiste, policia mbyt në gaz Tiranën

Breshëri molotovësh tek selia e Partisë Socialiste, policia mbyt në gaz Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al