Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Hetimi pasuror/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

reda ktor by reda ktor
December 26, 2024
in Lajmet, Politikë
0
Hetimi pasuror/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Veliaj, më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.

 

Pasditen e së hënës Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke dalë nga institucioni që drejton pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar në media shihej Veliaj i veshur tërësisht me të zeza. Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.

 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

 

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

 

Tags: Ajola XoxaErion VeliajSPAK

Related Posts

Autostrada Tiranë-Durrës me çmim ari, 13.7 milionë euro për pemë e bar për vetëm 25% të rrugës
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës me çmim ari, 13.7 milionë euro për pemë e bar për vetëm 25% të rrugës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderit për gjelbërimin e një segmenti të autostradës Tiranë-Durrës, me një fond...

by reda ktor
May 13, 2026
Oferta e Ristanit për “t’u shkarkuar” në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në hijen e rekursit të Veliajt më 28 Maj
Lajmet

Oferta e Ristanit për “t’u shkarkuar” në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në hijen e rekursit të Veliajt më 28 Maj

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka kërkuar hapur që të shkarkohet gjatë mbledhjes së fundit...

by reda ktor
May 13, 2026
Axhenda e Shpopullimit zbardhet në Gjirokastër, qarku ku lindjet kanë rënë në nivele historike
Aktualitet

Axhenda e Shpopullimit zbardhet në Gjirokastër, qarku ku lindjet kanë rënë në nivele historike

Të dhënat e fundit demografike tregojnë se qarku i Gjirokastrës është kthyer në një nga epiqendrat e shpopullimit në...

by reda ktor
May 12, 2026
Gazetari Italian Nello Trocchia, nën mbrojtje pas kërcënimeve për hetimet për lidhjet e krimit të organizuar me Shqipërinë
Kronikë

Gazetari Italian Nello Trocchia, nën mbrojtje pas kërcënimeve për hetimet për lidhjet e krimit të organizuar me Shqipërinë

Gazetari investigativ italian Nello Trocchia është vënë nën mbrojtje nga autoritetet italiane, pasi ka marrë kërcënime serioze me jetë...

by reda ktor
May 12, 2026
Next Post
Erion Veliaj zyrtarisht si person nën hetim për 4 akuza, deklarata e SPAK si reagim ndaj qëndrimeve të Veliajt

Erion Veliaj zyrtarisht si person nën hetim për 4 akuza, deklarata e SPAK si reagim ndaj qëndrimeve të Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al