Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Hetimi pasuror/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

reda ktor by reda ktor
December 26, 2024
in Lajmet, Politikë
0
Hetimi pasuror/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Veliaj, më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.

 

Pasditen e së hënës Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke dalë nga institucioni që drejton pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar në media shihej Veliaj i veshur tërësisht me të zeza. Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.

 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

 

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

 

Tags: Ajola XoxaErion VeliajSPAK

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Erion Veliaj zyrtarisht si person nën hetim për 4 akuza, deklarata e SPAK si reagim ndaj qëndrimeve të Veliajt

Erion Veliaj zyrtarisht si person nën hetim për 4 akuza, deklarata e SPAK si reagim ndaj qëndrimeve të Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al