Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Lindita Nikolla në plagjiaturë me shkrimin e akademikut Gjovalin Shkurtaj

reda ktor by reda ktor
March 12, 2024
in Lajmet
0
Lindita Nikolla në plagjiaturë me shkrimin e akademikut Gjovalin Shkurtaj
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme është publikuar një shkrim i ish-ministres së arsimit dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla me titullin “Shqip të flisni përherë/ Fjesht e të papërzjerë”. Përveçse në shkrim duken gabime të mëdha drejtshkrimore një pjesë e madhe e shkrimit është marrë e kopjuar nga shkrimi i akademikut Gjovalin Shkurtaj në vitin 2022 me titullin “Mbrojtja dhe vlerësimi i shqipes si tipar themelor i kombit tonë”.

 

“Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë , ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë, me saktësi e sa më bukur. Natyrisht edhe ta pasurojmë e ta vlerësojmë ashtu si të gjitha kombet e qytetëruara.

 

Të flasësh e të shkruash në gjuhën amtare, në gjuhën e nënës (apo sikundër thuhet zakonisht “në gjuhën e të parëve”), për shumicën e popujve të botës ka qenë një nga gjërat më të natyrshme dhe të patjetërsueshme, si procesi i frymëmarrjes dhe të ushqyerit apo i rritjes dhe i jetesës së njeriut. Por, për fat të keq, nuk ka qenë kështu për shqiptarët, për njërin nga popujt më të hershëm të Evropës, autokton në trojet e veta në brigjet e Adriatikut e të Jonit, në këtë vend të bukur, me pasuri e bukuri të mahnitshme natyrore, i lakmuar dhe i pushtuar me shekuj prej të huajve, të cilët, ndër të tjera, për ta mbajtur nën sundim, popullin shqiptar nuk e lejonin as të hapte shkolla shqipe. Kjo, sidomos, në kohën e pushtimit pesëshëkullor nga Perandoria Osmane, prandaj, historikisht, përpjekjet dhe lufta e popullit tonë për çlirim kombëtar, kanë pasur si kërkesë të parë e themelore ruajtjen e gjuhës shqipe, të drejtën për të pasur shkolla në gjuhën amtare, të drejtën për t’iu lutur Zotit në gjuhën shqipe.” – është pjesa e shkrimit të akademikut Gjovalin Shkurtaj e kopjuar në shkrimin e bërë nga Lindita Nikolla.

Në vitin 2018 në kohën kur ishte ministre e arsimit Lindita Nikolla është akuzuar për emërimin e njerëzve pranë saj me materiale të publikuara plagjiaturë dhe gjithashtu dokumetat e publikuara për mesataren e Lindita Nikollës në shkollë të lartë kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Lindita Nikollës për të qenë me poste të rëndësishme në vendimmarrje në qeveri apo tani si kryeparlamentare.

Tags: Gjovalin ShkurtajLindita NikollaPlagjiatura

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Doktor Gjergji Semini një nga më të mirët në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë

Doktor Gjergji Semini një nga më të mirët në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al