Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë

reda ktor by reda ktor
May 19, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur të martën në SPAK, pasi gjykata i’a zëvendësoi masën e “arrestit shtëpiak” në masën “detyrim paraqitjeje”. Ajo dyshohet se është bashkëpunëtore me grupin e Ergys Agasit, i cili akuzohet se paracaktonte fituesit e tenderave dhe hiqte konkurrencën nëpërmjet kërcënimeve. Në ambientet e SPAK-ut, Karçanaj qëndroi për rreth 30 minuta edhe duke i’u përgjigjur pyetjeve të hetuesve, por në dalje refuzoi të komunikojë me gazetarët. Kjo aferë përfshin abuzime me tendera me vlerë milionëshe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe është një skandal i gjërë politik me përmasa të mëdha duke ngritur dyshime edhe mbi kryeministrin Edi Rama.

 

Hetimet kanë zbuluar se Karçanaj dhe bashkëshorti i saj zotërojnë të paktën pesë apartamente dhe prona të tjera, pjesa më e madhe e fituara pas marrjes së detyrës në AKSHI. Rivlerësimet e shpejta të këtyre pasurive, vlerat e të cilave janë rritur disa herë brenda pak vitesh, kanë ngjallur dyshime për pastrim parash dhe mos-deklarim të të ardhurave. Gjithashtu, rezulton se një pjesë e pasurive janë regjistruar në emër të vëllait të saj, ndërkohë që ara dhe ullishte të tjera janë blerë me para të gatshme. Në total, hetuesit kanë sekuestruar prona dhe llogari bankare që lidhen me këtë grup kriminal, me vlerë mbi 40 milionë euro.

 

Pas daljes nga arresti shtëpiak, Karçanaj është e detyruar të paraqitet periodikisht në SPAK, ndërsa avokatja e saj ka penguar pyetjet e mediave duke deklaruar se e Karçanaj do të flasë kur të dëshirojë vetë, në dalje nga seanca e fundit, Karçanaj ka ndjekur të njëjtën linjë heshtjeje pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje për lidhjet e saj me Ergys Agasin apo shumën e sekuestruar. Në opinionin publik ka nisur një debat i ashpër mbi rolin e saj dhe mbi mbrojtjen që i ka bërë Karçanajt, kryeministri Rama. Avokatja e Karçanajt ka bërë me dije se Karçanaj është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, por nuk ka pranuar të flasë për detajet e marrjes në pyetje.

 

SPAK-u duhet të verifikojë ende një sërë tenderash të dyshimta dhe lëvizjesh financiare, ndërsa Ergys Agasi, i cili dyshohet si organizatori i grupit, vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet se ai është ende në Shqipëri. Ekspertët e cilësojnë këtë çështje si një test serioz për aftësinë e SPAK-ut për të goditur korrupsionin në nivele të larta.

Tags: AKSHIEdi RamaErgys AgasiErmal BeqiriMirlinda KarçanajSPAK

Related Posts

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç
Aktualitet

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një udhëzim që lejon terapinë hormonale për personat transgjinorë në...

by reda ktor
May 29, 2026
Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ
Lajmet

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, pasi ajo mori pjesë në Paradën e organizuar nga shoqatat...

by reda ktor
May 26, 2026
Next Post
Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes “Veliaj”

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes "Veliaj"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al