Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Pastor Akil Pano: ‘Titaniku’ i Sorosit u fundos, axhenda e tyre mori fund, fitoi familja!

reda ktor by reda ktor
February 15, 2025
in Lajmet, Politikë
0
Pastor Akil Pano: ‘Titaniku’ i Sorosit u fundos, axhenda e tyre mori fund, fitoi familja!
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme u zhvillua Konventa e katërt e organizuar nga Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës, me temë ‘Familja, Epoka Konservatore dhe Paradigma Shqiptare’. Kjo është një ngjarje e madhe e përmasave ndërkombëtare me pjesëmarrës personalitete politike nga europa, pjesëmarrjen e veçantë të Familjes Perandorake Austriake dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Pastori Akil Pano, gjatë fjalës së tij u shpreh se “Titaniku i ekstremit të majtë Soros“, është fundosur dhe axhenda e tyre ka marrë fund.

 

“Kemi shumë pak të rinj që aspirojnë ta vazhdojnë jetën në tokën ku kanë lindur. Konventa e katërt e familjes mblidhet në Tiranë kur një ministër është në arrati, ky është konteksti kulturor i kësaj dite, ku disa ministra janë në burg, kur kryetari i bashkisë më të madhe të vendit ka një akuzë teje të rëndë dhe është arrestuar dhe kur kryeministri propozon ligje surrogacia për vajzat tona, siç ju i patë, ligje sterilizimi, infertiliteti për të rinjtë e të rejat tanë dhe publikon projekte të tjera që cenojnë sigurinë kombëtare dhe krijojnë precedentë për copëtimin e Shqipërisë.. Titaniku i ekstremit të majtë Soros, është fundosur kjo është paradigmë e re, të shpëtojmë Shqipërinë që të mos fundoset bashkë me ekuipazhin e Titanikut dhe llamarinat e makinerisë gjigande që tashmë i ka përpirë errësira e thellë e oqeanit. Agjenda e tyre ka marrë fund, prindi 1 dhe 2 të cilin e luftonin në media dhe bënin debate publike ka marrë fund, epoka e mbi 66 gjinive të ndryshme ka marrë fund dhe ne kemi fituar, babi e mami ka fituar, natyra e tradita fitoi, liria fitoi. Presidenti Trump vetëm një javë më parë nënshkroi lirimin nga burgu të 26-personave që ishin burgosur në Amerikë, vetëm sepse luteshin në heshje përpara klinikave të abortit, kush mund ta mendonte këtë? Se njerëzit burgoseshin sepse bindjet e ndërgjegjes së tyre janë ndryshe me regjimin që sundonte në kontintetin tjetër. Epoka tashmë ka ndryshuar, ne duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe të vepruarit sepse kemi qëndruar përpara një dragoi që është mundur të na përpijë familjen e lirinë, por ne kemi fituar, pasi dragoin e vramë.” – tha Pastor Akil Pano në fjalën e tij.

Tags: Akil PanoKoalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe JetësSoros

Related Posts

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ
Lajmet

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, pasi ajo mori pjesë në Paradën e organizuar nga shoqatat...

by reda ktor
May 26, 2026
Kushtetuesja: Të rigjykohet Veliaj në Gjykatë të Lartë, roli i Sokol Sadushit për të liruar Veliajn
Lajmet

Kushtetuesja: Të rigjykohet Veliaj në Gjykatë të Lartë, roli i Sokol Sadushit për të liruar Veliajn

Në vendimin e së hënës, gjyqtarët kushtetues vendosën me shumicë 5 me 3 vota ta rikthenin dosjen në Gjykatën...

by reda ktor
May 25, 2026
Next Post
Ardit Gjebrea mbrojti publikisht Veliajn, Kryetari i Bashkisë Tiranë i dha qindra miliona lekë nga fondet publike për Këngën Magjike

Ardit Gjebrea mbrojti publikisht Veliajn, Kryetari i Bashkisë Tiranë i dha qindra miliona lekë nga fondet publike për Këngën Magjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al