Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Qeveria Shqiptare mbyll faqen më të madhe të studentëve në Instagram “Studentët Denoncojnë”

reda ktor by reda ktor
September 6, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Qeveria Shqiptare mbyll faqen më të madhe të studentëve në Instagram “Studentët Denoncojnë”
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 3 muajsh tanimë llogaria e portalit më të madh të studentëve në Instagram “Studentët Denoncojnë” mbetet e mbyllur me urdhër të qeverisë shqiptare për shkak edhe të faktit që është ndër të parët si portal që ka qenë pranë protestës që në ditën e parë të saj. Administratorët dhe stafi i portalit “Studentët Denoncojnë” gjatë këtyre 3 muajve është duke bërë përpjekje të vazhdueshme duke qenë në kontakt të vazhdueshëm për të rikthyer llogarinë në Instagram.

 

Në një formë të papreçedentë komunikimi Instagram ka dërguar një email pranë nesh në datën 9 Qershor, duke qenë të parët në vend që pohohet fakti që qeveria shqiptare ka komunikuar me kompaninë dhe platformën përkatëse për të mbyllur dhe ç’aktivizuar llogarinë e portalit “Studentët Denoncojnë”, madje Instagram na thotë që duhet të kontaktojmë me autoritetet përkatëse pasi ato mund të shqyrtojnë rikthimin e llogarisë.

 

“Ne kemi fshirë përmbajtjen e mëposhtme që keni publikuar në Instagram, bazuar në një raportim nga, i cili konsideron se përmbajtja shkel ligjin vendor:

@studentet__denoncojne

Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje, mund të kontaktoni autoritetin për të shqyrtuar rastin tuaj.

Mund të dëshironi të rishikoni përmbajtjen që keni publikuar në Instagram, për t’u siguruar që nuk keni publikuar përmbajtje të tjera që shkelin ligjin.

Ekipi i Instagram-it” – thuhet në emailin e dërguar nga Instagram në 9 Qershor.

 

 

Në postimin e tij në rrjetin X, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk qëndron pas mbylljes dhe ç’aktivizimit të llogarive në Instagram dhe “nuk zotëron as kapacitetin teknik për të kryer një operacion të tillë”. Atëhere lind pyetja, përse Instagram na ka nisur një email të tillë? Ku vërtetohet që Instagram për llogari të qeverisë shqiptare ka mbyllur llogarinë në Instagram të portalit më të madh të studentëve “Studentët Denoncojnë”.

 

“Pra, dua ta bëj absolutisht të qartë: ne nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale, dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të tillë.” – ka deklaruar kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetin X, në 3 Shtator.

 

 

“Studentët Denoncojnë” kërkojnë që Instagram të rikthejë llogarinë dhe të mos i bindet urdhërave politike të qeverisë shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama duke respektuar lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe të të shprehurit, si pasojë edhe duke respektuar konventat dhe ligjet ndërkombëtare për to.

 

Ne do të vazhdojmë misionin për të qenë të pavarur dhe kauzën për të qenë pranë studentëve dhe të rinjve kundër padrejtësive që u bëhen atyre dhe kundër aferave korruptive që ndikojnë në jetën e studentëve dhe të të rinjve në kurriz të tyre dhe fondeve publike.

Tags: Edi RamaInstagramStudentët Denoncojnë

Related Posts

Rama Jepe Dorëheqjen: Sot dita e 99-të e protestës
Aktualitet

Rama Jepe Dorëheqjen: Sot dita e 99-të e protestës

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 99-të, me qytetarët që pritet të rikthehen para godinës së Kryeministrisë...

by reda ktor
September 6, 2026
Veliaj rikthen Alban Dokushin sekretar të bashkisë pas dorëheqjeve dhe shkarkimit të Anuela Ristanit
Lajmet

Veliaj rikthen Alban Dokushin sekretar të bashkisë pas dorëheqjeve dhe shkarkimit të Anuela Ristanit

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka rikthyer Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë. Ky veprim...

by reda ktor
September 1, 2026
Rama i sul Anti-terrorin Dritan Goxhajt pas leximit të deklaratës për dorëheqje
Aktualitet

Rama i sul Anti-terrorin Dritan Goxhajt pas leximit të deklaratës për dorëheqje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës publike për dorëheqjen e tij, duke i drejtuar institucionet e sigurisë ndaj...

by reda ktor
June 25, 2026
Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç
Aktualitet

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një udhëzim që lejon terapinë hormonale për personat transgjinorë në...

by reda ktor
May 29, 2026
Next Post
Rama Jepe Dorëheqjen: Sot dita e 99-të e protestës

Rama Jepe Dorëheqjen: Sot dita e 99-të e protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al