Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Shpopullimi: Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë

reda ktor by reda ktor
May 29, 2024
in Lajmet
0
Shpopullimi: Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë
Share on FacebookShare on Twitter

Axhenda e Shpopullimit në Shqipëri ka arritur të prekë të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe këtu nuk përjashtohen as mësuesit. Sipas statistikave zyrtare vërtetohet se vendi tashmë ka vështirësi për mësues në të gjithë territorin por zona më e prekur është veriu. Statistikat zyrtare thonë se qyteti më i prekur është qyteti i Kukësit por ajo që vihet re është se edhe kryeqyteti, Tirana është prekur nga shpopullimi dhe kjo është një këmbanë alarmi.

 

Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por tashmë po vuan edhe sektori publik që në të kaluarën kishte konkurencë të fortë për vendet e punës.

 

Të dhënat e kësaj jave nga Portali Mësues për Shqipërinë tregojnë se në të gjithë vendin ka 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë. Mungesa ka thuajse në të gjithë bashkitë e vendit, po në ato të veriut situata është emergjente.

 

Problematika më e madhe është në Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës, ku janë edhe mungesat më të mëdha, të cilat nuk po plotësohen, sidomos mësues matematike.

 

Në Kukës aktualisht ka 29 vende bosh për mësues matematike dhe në Dibër 23 të tillë. E treta vjen bashkia e Tiranës ku mungojnë 11 mësues matematike në arsimin parauniversitar. Këto vende ishin të lira se paku që në fillim të muajit mars, kur Monitor bëri verifikimin e fundit.

 

Në profilin e gjuhës dhe letersisë shqipe mungojnë 64 mësues, ku me mungesat më të mëdha është bashkia e Durrësit me 9 vende vakante, Kukësi me 7 dhe Puka me 6.

 

Gjuha dhe matematika janë lëndët bazë në arsimin parauniveristar, por siç shihet mangësitë më të mëdha janë për mësues matematike. Mungesat më të mëdha rajonale i ka Veriu. Gjimnanzet e njësive administrative në Kukës dhe Dibër ushtrojnë aktivitet mësimor në një pjesë të konsiderushme pa mësues matametike të profilit.

 

Emigracioni i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme i kanë krijuar këto mungesa. Të rinjtë nga qarqet që përfundojnë shkollën për mësuesi nuk preferojnë të rikthehen në vendlindje. Nga ana tjetër profesioni i mësuesit nuk është i mirëpaguar që të tërheqë punonjës nga rajonet që kanë tepricë në mësues matematike.

 

Por situata për mësues matematike duket se është problematike në të gjithë vendin, pasi edhe Bashkinë e Tiranës tashmë janë 11 vende vakante, të cilët nuk po mund të plotësohen prej muajsh.

 

Mësuesit e matematikës që kishin mbaruar studimet në vitet 1990 kishin cilësi të lartë, pasi në kohën e komunizmit gjimnazistët me arritjet më të larta studionin në shkencat e natyrës, teksa pas viteve 2000 ka ndodhur e kundërta. Nxënësit e gjimazit  me mesatare të dobët vazhduan studimet për vendet e mbetura bosh në degën e matematikës.

 

Gjithashtu kjo degë rrezikon të mbyllet plotësisht pasi vitin e kaluar numri i nxënëseve që ndoqen studimet ishte i ulët. Në vitin e akademik 2023-2024 degët që lidhen më mësuesinë, si Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë, teksa dega e matematikë në fakultetin e shkencave është në rrezik mbyllje nga mungesa e studentëve.

 

Në këto kushte një gjimnazist me mesatare 5 që studion për matematikë nuk garanton cilësi në mësimdhënie në të ardhmen. Aktualisht lënda e matematikës në shumicën e shkollave jepet nga brezi që ka mbaruar para viteve 1990. Me daljen e këtij brezi në pension lënda e matematikës rrezikon të mbetet pa mësues ose në rastin më të mirë do të jepet nga maturantët që kishin rezultatet me të dobëta.

 

Marrë nga Revista Monitor.

Tags: Axhenda e ShpopullimitKukësShpopullimi

Related Posts

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave
Denoncime

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave

Një grup infermierësh që kanë përfunduar studimet e nivelit master shkencor në muajin Gusht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore...

by reda ktor
March 19, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Next Post
NATO e arsimit? Eksperti Taulant Muka reagon për propagandën dhe mashtrimin e Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës

NATO e arsimit? Eksperti Taulant Muka reagon për propagandën dhe mashtrimin e Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al