Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov

reda ktor by reda ktor
April 6, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme qindra studentë shqiptarë të mbështetur nga qytetarë protestuan në Shkup duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta, ligji dhe e drejta e tyre për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase Protesta filloi në formë marshimi në Urën e Gurit dhe kulmoi me mbledhjen e tyre përpara Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Igor Fillkov dhe zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe.

 

Studentët shqiptarë shprehen se detyrimi për ta dhënë këtë provim në gjuhën maqedonase përbën një akt diskriminues dhe një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve. Gjithashtu sipas studentëve kjo problematikë ka zvarritur avancimin akademik dhe profesional të studentëve shqiptarë për gati dy dekada.

 

Përpara protestës, studentët i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë zyrtare, të mbështetur nga 385 nënshkrime të mbledhura nga tre universitetet shqiptare; Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

 

Studentët kanë paralajmëruar se protesta e sotme paqësore ishte vetëm hapi i parë duke mos përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve, përfshirë bojkotimin e provimeve, nëse zëri i tyre nuk dëgjohet.

 

“Ne si studentë në Maqedoninë e Veriut, studiojmë në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe. Provimet i japim në gjuhën shqipe, ndërsa provimin e jurisprudencës detyrohemi ta japim në gjuhën maqedonase, ku ndihemi të diskriminuar dhe këtu nuk respektohet kushtetuta dhe ligji.” – ka deklaruar studenti Ylli Rustemi.

 

Disa nga sloganet kryesore në protestë ishin “Mos mohoni një të drejtë të fituar”, “Studentët nuk tolerojnë” dhe “Ministër Dorëhiqu” teksa protesta pritet të vijojë deri në plotësimin e kushteve.

Tags: ProtestëStudentëtStudentët Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici pyetet në SPAK për vilën e Ergys Agasit

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici pyetet në SPAK për vilën e Ergys Agasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al