Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi përplasi me makinë tre fëmijët që luanin në trotuar, dy humbën jetën

reda ktor by reda ktor
May 3, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Lajmet
0
Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi përplasi me makinë tre fëmijët që luanin në trotuar, dy humbën jetën
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur tre fëmijë të cilët ishin duke luajtur në trotuar. Për pasojë, dy fëmijë, të moshës 10 dhe 13 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një 8-vjeçar është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia. Autori i ngjarjes është identifikuar si Nikoll Radaçi, 57 vjeç, që dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

 

Sipas dinamikës së ngjarjes së zbardhur nga policia, Nikoll Radaçi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke përfunduar në trotuar ku po luanin fëmijët. Banorët e zonës e përshkruajnë Radaçin si një person problematik që shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkol. Përplasja ka qenë fatale për dy të miturit, ndërsa fëmija i tretë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, Nikoll Radaçi ndodhet i arrestuar në Komisariatin e Durrësit, ndaj tij pritet të rëndojnë akuza të rënda për shkaktimin e aksidentit fatal.

Tags: AksidentDurrësNikoll Radaçi

Related Posts

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
Lajmet

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

SPAK dhe BKH zhvilluan sot një kontroll në banesën e Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Ky veprim hetimor...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Vaid Shaba kandidat për Kryetar Bashkie të Kavajës në rradhët e PS?

Vaid Shaba kandidat për Kryetar Bashkie të Kavajës në rradhët e PS?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al