Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

VOA: Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

reda ktor by reda ktor
February 4, 2025
in Bota, Lajmet
0
VOA: Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze
Share on FacebookShare on Twitter

Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave për importet amerikane si kundërpërgjigje.

 

Kina tha se do të vendoste tarifa prej 15 përqind për qymyrin amerikan dhe gazin natyror të lëngshëm, si dhe tarifa prej 10 për qind për naftën e papërpunuar, makineritë bujqësore dhe disa lloje makinash.

 

Masat amerikane përfshijnë një tarifë prej 10 përqind për të gjitha mallrat kineze, të cilën Presidenti Donald Trump e shpalli në një përpjekje për të ushtruar trynsi mbi Kinën që të ndërmarrë veprime për të parandaluar kontrabandën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara.

 

Qeveria amerikane e ka identifikuar Kinën si një burim kryesor të kimikateve të përdorura nga kartelet meksikane të drogës për të prodhuar fentanil.

 

Kina ka thënë se ka ndërmarrë hapa për të goditur industrinë dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

 

“Shpresoj që Kina do të ndalojë së dërguari fentanil dhe nëse jo, tarifat do të rriten ndjeshëm.” – tha Presidenti Trump.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, tha të hënën se Presidenti Trump do të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping në ditët në vijim.

 

Presidenti Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25 përqind për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

 

Zonja Sheinbaum tha se do të dërgojë 10.000 trupa të Gardës Kombëtare në përpjekje për të frenuar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

 

“Meksika do të përforcojë kufirin verior … për të ndaluar trafikun e drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, në veçanti fentanilin.” – shkroi Presidentja Sheinbaum në platformën X pasi bisedoi me zotin Trump.

“Shtetet e Bashkuara angazhohen të punojnë për të ndaluar trafikimin e armëve me precizion të lartë në Meksikë.”

 

Udhëheqësja meksikane shtoi se të dyja vendet do të vazhdojnë bisedimet për sigurinë dhe tregtinë dhe se “tarifat janë pezulluar për një muaj duke filluar nga sot”.

 

Kryeministri Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë teknologji dhe personel të ri përgjatë kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për të ndaluar rrjedhën e fentanilit.

 

“Sapo zhvillova një telefonatë pozitive me Presidentin Trump.” – tha zoti Trudeau në X.

“Tarifat e propozuara do të pezullohen për të paktën 30 ditë ndërsa ne punojmë së bashku.”

 

Të dy, Presidentja Sheinbaum dhe Kryeministri Trudeau, që përfaqësojnë dy nga tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së së bashku me Kinën, protestuan ndaj planeve të Presidentit Trump për tarifat dhe u zotuan për veprime hakmarrëse. /VOA

Tags: Donald TrumpKinaZëri i Amerikës

Related Posts

Skandali në WhatsApp që çoi në shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, ndërsa ministri Hoxha mbetet i paprekur
Aktualitet

Skandali në WhatsApp që çoi në shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, ndërsa ministri Hoxha mbetet i paprekur

Një mesazh fyes që nisi gjithçka, në një grup WhatsApp-i ku përfshihej edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e...

by reda ktor
May 20, 2026
Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes “Veliaj”
Aktualitet

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO në kuadër të dosjes “Veliaj”

Ka nisur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) gjyqi i radhës për...

by reda ktor
May 20, 2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK pas zbutjes së masës së sigurisë

Në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur të martën në SPAK, pasi gjykata...

by reda ktor
May 19, 2026
Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK
Aktualitet

Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK

Eksperti i IT-së dhe programuesi Gent Progni, i cili ka denoncuar i pari dhe tashmë prej vitesh abuzimet me...

by reda ktor
May 18, 2026
Next Post
“PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu që lartësoi Partinë Socialiste në Kuvendin Kombëtar, emërohet administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë

"PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu që lartësoi Partinë Socialiste në Kuvendin Kombëtar, emërohet administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al