Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh

reda ktor by reda ktor
April 15, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kompleksin e pallateve të ndërtuar nga kompania në pronësi të Armand Lilos, pranë tregut të Medresesë dhe afër godinave të konvikteve të Mjekësisë. Pallati i ndërtuar nga Arlis SHPK, afër zonës së Farmacisë nr. 10, mori flakë për shkaqe ende të paqarta.

 

Fasada e pallatit është përfshirë nga flakët dhe forca të shumta zjarrfikëse janë përballur me një situatë të vështirë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në vitin 2021 kompleksi i pallateve të ndërtuara nga firma Arlis SHPK, kur ishte ende në fazë ndërtimi, u përfshi nga zjarri dhe i’u dogj fasada.

 

Disa të lënduar, forcat zjarrëfikëse evakuojnë banorët në luftë me flakët

 

QSUT ka dhënë detaje lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë. Mësohet se 6 persona janë lënduar, bëhet fjalë për 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi.

 

Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit.

 

Ndërkohë që policia është konfrontuar me banorët dhe qytetarët duke vendosur perimetër sigurie duke mos lejuar askënd t’i afrohet kompleksit.

 

 

Ushtria ndërhyn me helikopter në ndihmë të forcave zjarrëfikse 

 

Forcat e ushtrisë u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrëfikse duke ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës në pallatin pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

 

 

Dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme, shkaku djegia e kartonave të “Big Market” në katin e parë 

 

Raportohet se zjarri ka nisur në ambientet e dyqanit “Big Market”, në katin e parë të pallatit.

 

Dyshohet se shkaku i mundshëm i zjarrit ka qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit. Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet.

 

Tags: Arlis SHPKArmando LiloBig MarketKompleksi ArlisZjarrZjarr në Tiranë

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Opozita njofton orën e protestës të premten, ja rrugët që do bllokohen

Opozita njofton orën e protestës të premten, ja rrugët që do bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al