Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Deputetja e PS Klodilda Ferhati Bushka nën hetim nga SPAK për dosjen “Veliaj”, asgjësoi të dhënat e celularit të ish-drejtoreshës së BYL-A

reda ktor by reda ktor
February 11, 2025
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
Deputetja e PS Klodilda Ferhati Bushka nën hetim nga SPAK për dosjen “Veliaj”, asgjësoi të dhënat e celularit të ish-drejtoreshës së BYL-A
Share on FacebookShare on Twitter

Hetuesit e Prokurorisë së Posatçme njoftuan dje se deputetja Klotilda Bushka është vënë nën hetim në kuadër të arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa zyrtarëve të tjerë për abuzim me detyrën.

 

Sot hetuesit zbardhën disa nga akuzat e ngritura ndaj deputetetes Klotilda Bushka, duke thënë se ka penguar hetimet, teksa në dosjen e SPAK del se Bushka ka pasur kontakte me dëshmitarët e thirrur për rastin “Veliaj”.

 

“Akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara para se të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, çfarë e ka orientuar shtetasja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, si edhe faktin që ka takuar shtetasen Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, sipas orarit të lënë nga këto të fundit. Ky takim është dokumentuar nga grupet e vëzhgimit të hetuesve të BKH-së”– lexohet në dosje.

 

Gjykata ka arritur në konkluzionin se deklaratat e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, Ina Goxhaj, kanë qenë të vërteta, pra se asaj i është marrë telefoni për të asgjësuar të dhënat dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit IPhone nga Ajola Xoxa.

 

SPAK pretendon se celulari i shtetases së ndaluar Ina Goxhaj “është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushka”.

 

“Nisur nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, kësaj të fundit i është kërkuar telefoni, i cili në fakt i është marrë, për t’iu zëvendësuar me një tjetër nga shtetasja Ajola Xoxa. Po ashtu, sipas të njëjtave deklarime, të cilat do të jenë objekt hetimi përgjatë hetimit paraprak, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetase është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushka, në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit” – thuhet në dosjen hetimore.

Tags: Ajola XoxaArrestohet Erion VeliajBalkan Youth Link AlbaniaBYL-AErion VeliajIna GoxhajKlotilda BushkaSPAK

Related Posts

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç
Aktualitet

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një udhëzim që lejon terapinë hormonale për personat transgjinorë në...

by reda ktor
May 29, 2026
Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ
Lajmet

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, pasi ajo mori pjesë në Paradën e organizuar nga shoqatat...

by reda ktor
May 26, 2026
Next Post
U arrestua me urdhër të SPAK, Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

U arrestua me urdhër të SPAK, Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al