Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë

reda ktor by reda ktor
June 12, 2024
in Kronikë, Lajmet
0
Foto: Ky është Shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë
Share on FacebookShare on Twitter

Orgito Lloci është shqiptari që u rrah për vdekje nga dy grekë problematikë. Hetimet e policisë greke për rrethanat në të cilat 20-vjeçari shqiptar ndërroi jetë janë në zhvillim e sipër.

 

Sipas informacioneve të fundit nga mediat greke, nga pesë personat që u ndaluan në orët e para të ngjarjes tragjike, dy 24-vjeçarë grekë ndodhen tashmë në paraburgim. Tre personat nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania të cilët u shoqëruan, u lanë të lirë pasi nuk ishin përfshirë në përleshjen fatale.

 

Sipas dëshmive të banorëve, i riu shqiptar është rrahur keq nga një grup të rinjsh dhe në një moment ka arritur të arratiset, ka ecur pak metra drejt sheshit dhe është rrëzuar. 20-vjeçari është dërguar në spitalin e Chanias, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka shpëtuar dot.

 

Në fillim të sezonit, Orgito kishte shkuar nga Athina në Kretë për të punuar si vrojtues plazhi për një hotel në zonë.

 

Duke folur për mediat greke, kryetari i shoqatës së dyqaneve dhe bizneseve Kalyvo tha se personat e përfshirë në sherrin me shqiptarin janë persona me precedentë të rëndë kriminalë, të njohur për autoritetet por edhe banorë të zonës.

 

“Ky incident është rezultat i mungesës së policisë në zonën tonë prej shumë kohësh. Personat konkretë që rrahën dhe vranë fëmijën ishin të njohur për të gjithë, Policinë, Bashkinë dhe banorët. Fakti është se nuk kontrollohet kush hyn dhe kush del në ishull dhe kjo ka sjellë vdekjen e fëmijës që mund të ishte fëmija im apo ndonjë banor.”

 

Ai tha se disa nga këta persona kanë punuar së bashku me të riun shqiptar.

 

“Fëmija ishte një shqiptar i brezit të dytë, kishte ardhur në ishull nga Athina nga një zyrë për të punuar në një hotel. Disa nga të përfshirët punonin në të njëjtin hotel. Ata më duket se i kane vjedhur portofolin, ai i rrahu, por ata thirrën të tjerë për ndihmë dhe e rrahën derisa vdiq. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur njerëz, prandaj askush nuk ka reaguar. Kur njerëzit reaguan, autorët ishin larguar.”

Tags: GreqiKronikëOrgito Lloci

Related Posts

6 vjet pa-drejtësi dhe mos-ndëshkim për Teatrin Kombëtar: Betoni mbi ligjin
Aktualitet

6 vjet pa-drejtësi dhe mos-ndëshkim për Teatrin Kombëtar: Betoni mbi ligjin

Më 17 maj 2020, në mes të pandemisë dhe pa asnjë urdhër gjykate, një operacion i koordinuar nga qeveria...

by reda ktor
May 17, 2026
Provokimi që fyen shqiptarët: Edi Rama barazon shqiptarët me terroristët talebanë
Lajmet

Provokimi që fyen shqiptarët: Edi Rama barazon shqiptarët me terroristët talebanë

Në konferencën “Lennart Meri” në Estoni më 15 maj, kryeministri Edi Rama e quajti popullin shqiptar “talebanët perëndimorë”, një...

by reda ktor
May 16, 2026
Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit
Aktualitet

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit

Një ekspert i huaj në sigurinë kibernetike ka analizuar në platformën Substack platformën “Diella”, duke e cilësuar atë si...

by reda ktor
May 16, 2026
Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë
Lajmet

Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë

Duke përdorur humorin për lidhjen e përbashkët kundër Rusisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të martën qytetarëve të...

by reda ktor
May 16, 2026
Next Post
Dhunohet ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë Sokol Mëngjesi, njëkohësisht edhe avokati i Sali Berishës

Pas dy javësh del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al